Në rubrikën “Sy m’sy”, kryeministrit Edi Rama i është kërkuar që të fusë në LIVE ish-kreun e PD-së Lulzim Basha, me të cilin së fundmi në rrjet kanë patur disa replika mes njëri-tjetrit.

“Fute pak Lulin Live”, i kërkon një ndjekës Ramës, ndërsa ky i fundit, me ironi i përgjigjet duke i thënë se nuk e fut dot sepse është duke fjetur.

Komentuesi: Fute pak Lulin në live

Rama: Jo live nuk e fus dot se është duke fjetur tani. Por do t’i jap një përgjigje se më ka kërkuar sërish dje edhe do t’i jap një përgjigje. Por lëre të flejë edhe pak, ai zgjohet në 12. Tani që është zgjuar, se kur nuk zgjohet nuk zgjohet ai. Ai feston vitin e ri, të nesërmen fle gjumë dhe zgjohet në pranverë. Pranvera për të fillon me 22 qershor, pro është zgjuar këtë herë. Më ka surprizuar.