Thiago Silva zgjedh Chelsea si destinacionin e tij të ardhshëm. Mbrojtësi brazilian pavarsisht ofertave të shumta që kishte është zyrtarizuar si afrimi më i fundit i Bluve të Londrës, me të cilët ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi edhe për tjetër vit. Oferta e Chelsea-t dhe dëshira për të provuar veten në një kampionat të fortë si Premier League bindën Thiago Silvën të zgjidhte skuadrën e Frank Lampard, aty ku 35-vjeçari do të shtojë eksperiencën në prapavijë.
8 vitesh ish-mbrojtësi i Milanit mbylli aventurën me Paris Saint Germain me atë finale të humbur ndaj Bayern Munich në Lisbonë ndërsa tashmë do të provojë ta fitojë për herë të parë këtë kompeticion me fanellën e Chelsea-t. Thiago Silva ishte afrimi i 5-të pas Timo Werner, Hakim Ziyech, Ben Chillëell dhe Malang Sarr.





