Armando Sadiku do të rikthehet në Kombëtare, pas plot 1 viti e 3 muaj mungesë. Ndeshja e fundit që bomberi kuqezi ka luajtur me fanellën e Shqipërisë, ka qenë ajo e 11 qershorit të vitit 2019-të. 29-vjeçari u shfaq i lumtur për këtë rikthim duke deklaruar:
“Jam shumë i gëzuar që jam kthyer mbas një periudhe të gjatë. Kam pasur dëmtime, probleme plus pandemia që ndodhi na ndërpreu nga çdo aktivitet. Jam shumë i kënaqur, si gjithmonë me shumë pozitivitet dhe energji për Kombëtaren.Ne duhet që ta marrim shumë seriozisht që ndeshjen e parë me Bjellorusinë. Të marrim 3 pikët si dhe në ndeshjen tjetër me Lituaninë. Me radhë duhet t’i marrim të gjitha ndeshjet. Të rritemi si ekip, jemi një grup shumë i mirë dhe kemi shumë lojtarë të talentuar në mesin tone.Kam bërë një sezon shumë të mirë te Malaga, kam luajtur 36 ndeshje, një rekord i imi në vitet e fundit. Shpresoj që të ndihmoj edhe ekipin Kombëtar në këto 2 ndeshje.Kam 2-3 oferta, për momentin do të grumbullohemi me Kombëtaren, mbas ndeshjeve, do t’i shqyrtojmë me menaxherin tim, se ku do të shkoj vitin tjetër”, u shpreh Sadiku.





