Pretendimet në Durrës janë që të lënë së me shpejt vendin ku janë dhe për t’u rritur, në kampionat vlen vazhdimësia, ndërsa pikët mbeten njësoj ndaj çdo kundërshtari. Skuadra vjen në një moment jo i mirë, ndërkohë që ndaj Partizanit skuadra nuk ia doli të merrte pikët e plota. Skënderbeu është një skuadër shumë fatsjellëse për Teutën, pasi ndaj tyre Teuta ka pasur gjithmonë sukses.
Në një sezon ka momente ku gabimet marrin një dimension tjetër, një barazim në Durrës kundër Elbasanit, ishte i pabesueshëm për Teutën, madje mund të konsiderohet edhe si një nga ndeshjet “jo” për mënyrën si shkoi takimi. Ndaj Partizanit rëndësia e ndeshjes ishte në një tjetër shkallë, në një tjetër dimension, dhe barazimi nuk ishte paqja që duhej të synonte Teuta, sepse rruga e vetme për të ndezur “flakën” te durrsakët, ishte fitorja.
Nuk erdhi dhe ka një ndjenë zhgënjimi tek i gjithë ambienti. “Djemtë e detit”, për herë të dytë në 2 ndeshjet e fundit, nuk kanë arritur të fitojnë. Teuta ka lëshuar pikë edhe më herët gjatë kampionatit, humbja me Bylisin, por në këtë pikë të kampionatit nuk duhet që kjo skuadër t’i tolerojë vetes dhurimin pa dashje të pikëve, duke luajtur mirë. Ky sezon po rezulton si një prej edicioneve me më shumë ekuilibër në dekadën e fundit, nuk ka një ekip superfavorit dhe, duke qenë që diferencat janë të pakta, hapësira për të gabuar është ngushtuar shumë për Teutën. Teuta ka vijuar me procesin përgatitor në prag të sfidës me Skënderbeun që do të luajnë ditën e enjte në “Niko Dovana”. Skuadra po punon intensivisht. Në takimin e së enjtes ekipi do të jetë i plotë, duke dhënë mundësinë trajnerit të përzgjedhë formacionin më të mirë.
Në Durrës nuk mund të tolerojnë një hap fals, kështu që tri pikët janë objektivi i vetëm.Për të mbajtur atmosferën e mirë është që të mposhtin Skënderbeun. Hodo e njeh mirë kundërshtarin, por e ka të qartë se këtë herë ata vijnë në një situatë pozitive. Kjo gjë nuk i pengon aspak “djemtë e detit” që të tentojnë fitoren dhe të marrin pikët që aq shumë i duhen. Skuadra ka punuar më së shumti në lojë, teksa Hodo e ka ndarë grupin në dy pjesë. Ra si zakonisht në sy loja e fortë e skuadrës, ku të gjithë futbollistët prej kohësh po kërkojnë një vend titullari dhe po mundohen t’ia mbushin mendjen trajnerit që ata janë të duhurit për 11-shen e parë.