Teuta kaloi një nga sezonet më të vështira të viteve të fundit, duke siguruar qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar vetëm në fund, përmes fazës “play out”. Një kampionat me shumë ulje-ngritje, tension dhe presion, ku durrsakët u detyruan të luftonin deri në javët e fundit për mbijetesën. Megjithatë, skuadra arriti të reagojë në momentet vendimtare dhe të shmangë një dështim që do të kishte pasoja të mëdha për klubin. Një nga lojtarët që dha kontributin e tij në mesfushë gjatë këtij sezoni ishte edhe Ergis Arifi.

Në analizën e tij për kampionatin e kaluar, mesfushori pranon se Teuta vuajti shumë sidomos në pjesën e parë të sezonit, aty ku humbën pikë që më pas rezultuan vendimtare në garën për mbijetesë. “Ishte një sezon shumë i vështirë për ne, sidomos në pjesën e parë të kampionatit, ku humbëm disa pikë që më pas na penalizuan shumë. Megjithatë, skuadra reagoi mirë në fazën e dytë dhe tregoi karakter në momentet më delikate. Në fund arritëm të shpëtonim sezonin dhe kjo ishte gjëja më e rëndësishme për klubin”, u shpreh fillimisht Arifi.

Mesfushori durrsak ka folur edhe për presionin e madh që skuadra përjetoi gjatë fazës “play out”, duke theksuar se pesha e historisë së klubit ndihej nga të gjithë futbollistët në ato ndeshje vendimtare. “Presioni ishte i madh, sepse Teuta është një klub me histori dhe nuk e meriton të luftojë për mbijetesë. Të gjithë e ndjenim përgjegjësinë, por grupi qëndroi i bashkuar. Besuam deri në fund dhe sakrifi ca u shpërblye. Ndeshjet e fundit treguan që skuadra kishte forcë dhe mentalitet për ta kaluar atë moment të vështirë”, ka deklaruar ai.

Sipas Arifi t, një nga problemet kryesore që penalizoi Teutën gjatë sezonit ishte mungesa e vazhdimësisë në rezultate. Ai mendon se skuadra tregoi potencial ndaj ekipeve të forta, por humbi pikë të rëndësishme në takime ku nuk duhej të gabonte. “Mendoj se na mungoi vazhdimësia. Kishim ndeshje shumë të mira ndaj skuadrave të forta, por në disa takime humbëm pikë që nuk duhej t’i falnim. Gjithsesi, pjesa e dytë e sezonit tregoi se Teuta ka potencial dhe se mund të ndërtojë diçka shumë më të mirë për sezonin e ri”, ka theksuar mesfushori.

Në planin personal, Arifi e konsideron këtë edicion si një eksperiencë të vlefshme për rritjen e tij si futbollist. Ai vlerëson besimin dhe minutat e marra gjatë sezonit, ndërsa pranon se synon të përmirësohet edhe më shumë në të ardhmen. “Ishte një sezon me shumë eksperiencë. Mora minuta dhe besim, gjë që është shumë e rëndësishme për një lojtar të ri. Mundohem të jap maksimumin në çdo stërvitje dhe ndeshje për të ndihmuar skuadrën. Kam ende shumë për të përmirësuar dhe dua të rritem akoma më shumë”, është shprehur Arifi .

Sa i përket objektivave për sezonin e ardhshëm, mesfushori kërkon një Teutë më konkurruese dhe më pranë vendeve të para të renditjes. Ai beson se skuadra ka potencialin për të rikthyer mentalitetin fi tues, nëse ndërtohet siç duhet gjatë merkatos. “Të gjithë në klub duam një Teutë më konkurruese. Objektivi duhet të jetë që skuadra të luftojë për vendet e para dhe të rikthejë mentalitetin fi tues.

Besoj se me punë dhe me përforcimet e duhura mund të bëjmë një kampionat shumë më të mirë”, ka deklaruar ai. Në fund, Arifi nuk ka harruar të falënderojë tifozët durrsakë për mbështetjen gjatë një sezoni të vështirë, duke premtuar se skuadra do të synojë të rikthejë Teutën aty ku e meriton. “Dua t’i falënderoj për mbështetjen që na kanë dhënë edhe në momentet më të vështira. E dimë që prisnin më shumë nga ne, por shpresoj që sezonin e ri t’i bëjmë krenarë dhe të rikthejmë Teutën aty ku e meriton”, ka përfunduar Arifi .