Teuta siguroi mbijetesën në Abissnet Superiore përmes finales së “play out”, pasi mposhti me një gol Pogradecin në stadiumin “Niko Dovana”.

Trajneri Bledar Hodo deklaroi pas ndeshjes:

“Momente jo të mira, ia dolëm me sukses.

Mendoj që çdo njeri do thotë se si lojtar e përjeton më ndryshe. Të jem i sinqetë kam  pasur po të njëjtin përjetim dhe ndjenjë për këtë fanellë. Duhet t’i kërkojmë falje tifozëve dhe të gjithë ambientit sportiv në Durrës, që e sollëm deri në këtë situatë. I tillë është futbolli. Unë personalisht e prisja një ndeshje të tillë, isha i përgatitur. Por janë emocione shumë të forta, kemi dalë kampionë, kemi marrë Superkupë dhe Kupë Shqipërie. Por është diçka tjetër komplet.

Tetova? Mirë është të mos e jap unë lajmin, por mesa dijeni kam unë trajneri Tetova do jetë trajneri i ardhshëm i ekipit tonë. Dhe unë do jem pjesë e stafit të tij. I urojmë suksese dhe ishalla jo më ditë të tilla”, u shpreh Hodo.