Teuta ka mposhtur me rezultatin 1-0 Pogradecin, në finalen e “play-out”-it, e cila u zhvillua në stadiumin “Niko Dovana”.

Liqenorët tentuan që në fillim të takimit përmes De Oliveiras, i cili provoi nga goditja e dënimit, por pa sukses. Edhe nga “Djemtë e detit” pati përpjekje të shumta përmes Vilës dhe Kotobellit, por edhe Stanic ishte vigjilent në çdo tentativë drejt portës së tij.

Në minutën e 81-të, sulmuesi Pius e la Pogradecin me një lojtar më pak duke u ndëshkuar me kartonin e kuq nga arbitri Enea Jorgji që rishikoi gjithçka në sistemin VAR.

E kur mendohej se ndeshja do t’i drejtohej shtesave, mendon Daci që ndëshkon kundërshtarin gjatë një rrëmuje në zonë pas një rivënie këndore, duke gjetur saktë rrugën e rrjetës në minutën e 92-të.

Me këtë rezultat, Teuta siguron qëndrimin në elitë për sezonin e ardhshëm, ndërsa Pogradeci do të duhet të provojë sërish edicionin tjetër ku do të garojë po në Kategorinë e Parë.