Dalej Blind i trembi të gjithë teksa në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Valencias ndjeu shqetësime në gjoks. Pas analizave, mbrojtësi i Ajaks zbuloi problemet në zemër të cilat kishin të bënin me muskulin. Në këtë formë, holandezi iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale duke vendosur një defibrillator në mënyrë që të vazhdonte të ishte aktiv në fushën e blertë.
Mirëpo, pak kohë nga rikthimi i tij, ish-lojtari i Mançester Junajtid i ka frikësuar sërish të gjithë gjatë një miqësore të Ajaks me Hertën e Berlinit. Teksa ishte në zonën e tij dhe i pashqetësuar nga kundërshtarët, Blind bie në tokë duke treguar se kishte problem me zemrën.Menjëherë, mjekët i japin ndihmën e parë, ndërsa në fund 30-vjeçari largohet me këmbën e tij por me dorën të cilën e mban në gjoks.
Pas ndeshjes, ka menduar trajnerin Ten Hag për të qetësuar ambientin teksa është shprehur se Blind është shumë mirë dhe se problem kishte të bënte me një keqfunksionim të defibrilatorit të vendosur. Tashmë, mbrojtësi do t’i duhet t’iu nënshtrohet të tjerave analizave për të kuptuar më shumë rreth situatës.





