Prokuroria greke ka vendosur të ngrejë 4 akuza ndaj kapitenit të Mançester Junajtid Herri Meguajer, i cili u përlesh me një grup shqiptarësh të enjten e kaluar në ishullin e Mikonosit.
Sipas mediave britanike, 27-vjeçari akuzohet për: sulm fizik, abuzim verbal, goditje ndaj policisë dhe dhënie ryshfeti. Bashkë me të do të gjykohen dhe vëllai i tij Xho bashkë me shtetasin anglez Kristofer Sharman. Megjithatë, të tre do të përfaqësohen nga avokatët e tyre në gjyq teksa janë larguar nga Greqia ditën e shtunë.Edhe nëse Meguajer nuk shpallet fajtor, ai rrezikon të gjobitet për shkeljet e kryera.Mbrojtësi anglez u konfliktua me një grup të rinjsh shqiptarë në ishullin e Mikonosit për shkak se motra e tij refuzoi të kërcente me njërin prej personave. Agresori (një biznesmen shqiptar) e ka goditur me thikë në krah dhe Meguajer ka ndërhyrë duke u kundërpërgjigjur dhe sulm fizik. Më pas ai u konfliktua me një polic të veshur i civil, i cili po tentonte ta ndalonte. Ngjarja ka bërë bujë në Angli dhe Mançester Junajti së bashku me Federatën Angleze do të vendosin se çfarë masash do të marrin ndaj 27-vjeçarit.





