Policia e Kamzës ka vënë në pranga tre të rinj, pasi dyshohet se kanë shantazhuar një vajzë 15-vjeçare duke e kërcënuar me publikimin e një fotoje personale në rrjetet sociale.
Të arrestuarit janë:
• Orgito Nika, 19 vjeç
• Dy të mitur, përkatësisht 17 dhe 14 vjeç
Sipas hetimeve, të rinjtë dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim duke i marrë vajzës një shumë prej 300,000 lekësh, në këmbim të mosshpërndarjes së fotos.
Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar 3 celularë që dyshohet se janë përdorur për shantazhimin.
Ngjarja është nën hetim për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes/dhunës për dhënie pasurie”.