Leo Messi është tërbuar për shkak të rrjedhjes së informacionit nga Barcelona. Takimi i tij me Ronald Koeman u bë i ditur nga mediat, ndërkohë që më pas u zbulua se argjentinasi i kishte thënë holandezit se po e mendon largimin.Gjithçka doli shumë shpejt dhe Messi më së shumti inatin e ka me drejtuesit e klubit.
Madje ai mendon se është e gjitha një strategji e tyre, që ylli i sulmit të dalë keq në sytë e tifozëve dhe kështu ai të vendosë të vijojë karrierën te Barcelona. Messi realisht po e mendon largimin pas humbjes që skuadra e tij pësoi 8-2 kundër Bayern Munich. Ai e ka humbur besimin se do të ketë një projekt sportiv që i kthen katalanasit të luftojnë për trofe, ndërkohë që edhe raporti me presidentin Josip Maria Bartomeu nuk është i duhuri.Veç këtyre, edhe fakti që nuk u zgjodh Xavi trajner ka ndikimin e vet në vendimin që Messi pritet të marrë për të ardhmen e tij.





