Fiorentina ka konfirmuar se lojtarët, Erik Pulgar dhe Simone Ghidoti kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas protokollit e gjithë skuadra dhe stafi janë testuar.

Në një deklaratë nga klubi italian, konfirmohet se dy futbollistët kanë dalë pozitiv, por ato janë asimptomatikë dhe janë izoluar. Pjesa tjetër e skuadrës do fillojë stërvitjen nesër.