Lionel Messi, kampioni argjentinas nderoi kujtimin e Papa Françeskut i cili u nda nga jeta të hënën e 21 prillit në Vatikan. Me origjinë nga Argjentina, Papa i ndjerë ishte një fans i futbollit që në vegjëli dhe kishte një lidhje me klubin e San Lorenzo në vendlindje. “Një Papë ndryshe, argjentinas”, shkroi sulmuesi i Inter Miami në Instagram, krahas një fotoje nga takimi i tyre në vitin 2013. Më tej Messi shkruan “Papa Françesku, faleminderit që e bëtë botën një vend më të mirë. Do të na mungosh.” Veç sfidave në Itali, edhe Shoqata e Futbollit në Argjentinë shtyu çdo ndeshje të hënën në shenjë zie për ndarjen nga jeta të Papës. Ndërkohë në ndeshjen e radhës te San Lorenzo do nderojnë kujtimin e Papës me një minutë heshtje.
Messi homazhe për Papa Françeskun: Faleminderit që e bëtë botën një vend më të mirë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
U arrestua në Dubai/ Kush është bosi famëkeq i mafias evropiane, për kokën e tij ishte caktuar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh
Gjendet municion luftarak në Zubin Potok, ministri Svelça: Beteja kundër çdo celule terroriste nuk ndalet
“Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit: Shtrëngoja dhëmbët që të mos bërtisja
“Mesazhet për paqen i kisha shkruar dy javë para se Trump të komentonte”- Papa Leoni XIV: Nuk më intereson të përballem me presidentin





