Pas humbjes 0-3 ndaj Milanit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, te Interi kanë nisur menjëherë lëvizjet për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Sipas mediave italiane, drejtuesit zikaltër po konsiderojnë shitjen e disa lojtarëve që nuk kanë bindur, ndër ta Kristjan Asllanin dhe Mehdi Taremin. Asllani, mesfushori shqiptar që shihej si një investim për të ardhmen, nuk ka arritur të konsolidojë një vend në formacionin titullar. Edhe pse ka pasur paraqitje pozitive herë pas here, mungesa e vazhdimësisë dhe hapësirat e kufizuara kanë bërë që klubi të mendojë për një largim të mundshëm në verë, qoftë me shitje të plotë apo huazim me të drejtë blerjeje. Nga ana tjetër, sulmuesi iranian Mehdi Taremi, i afruar për të shtuar opsionet në fazën ofensive, nuk ka lënë gjurmë, duke u kritikuar po kaq shumë nga tifozët.
Pas ndeshjes me Milanin te Interi dalin në shitje 2 lojtarë, mes tyre edhe Asllani
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Rubio do të vizitojë Evropën Lindore, forcon lidhjet me liderët pro-Trump
Transportonte me “BMW” emigrantët e paligjshëm kundrejt 2.5 mijë eurove, arrestohet 35-vjeçarja
Pas motit të keq, shëtitorja e plazhit të Durrësit “pushtohet” nga rëra (VIDEO)
Plagosja e 18-vjeçares në hotel “Gjuta”, arrestohet i dashuri i saj 22-vjeçar, Erisjaldo Gjuta





