Ashtu si dy shqiptaret e saj Dua Lipa dhe Rita Ora, edhe Bebe Rexha bën shpesh protagonistë të rrjeteve sociale familjen e saj.
Këtë herë këngëtarja me origjinë shqiptare ka zbuluar përmes një videoje të postuar në instastory se babai i saj nuk është aspak dakord me gjërat që poston.
Flamur Rexha nuk është shumë suportues kur Bebe duhet të zhvishet për ndonjë klip ose koncert. Në një video të fundit që ajo e ka publikuar, dëgjohen kritikat e të atit i cili i tërheq vëmendjen për të qenit seksi.
“Ti mund jesh seksi dhe gjithçka, por të kesh klas dhe të tregohesh e zgjuar… Para se të bësh diçka fol me mamanë tënde. Nëna jote është shumë …”, dëgjohet në videon e publikuar nga Bebe.





