Janë publikuar pamje nga momenti i goditjes së grupeve kriminale të trafikut të drogës në Finlandë.

Në pamje shihen anëtarët e grupit të vendosur në pranga pas operacionit të SPAK në bashkëpunim me autoritetet finlandeze mëngjesin e sotëm.

SPAK ka lëshuar 11 urdhër arreste, ndërsa janë ekzekutuar vetëm 9 prej tyre. Blutë po punojnë për kapjen e një prej shtetasve, ndërsa një tjetër nuk ndodhet në Shqipëri po punohet me autoritetet partnere për lokalizimin e tij.

Raportohet se gjatë operacionit, për ekzekutimin e 11 masave të sigurisë, u angazhuan rreth 110 punonjës të Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, janë sekuestruar prova për vijimin e hetimeve dhe hetimit pasuror.