Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën e rënduar në Kakavijë, ku emigrantët shqiptarë që duan të kthehen ne Greqi presin në radhë për të katërtën ditë.

Rama thotë se qeveria është në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave.

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave, të cilat janë procedura të njëjta në çdo pikë hyrëse të Greqisë, për qytetarët e çdo vendi, përfshirë edhe qytetarët grek që hyjnë në një kufi!

Në ndërkohë Forcat e Armatosura dhe strukturat bashkiake të Gjirokastrës, Këlcyrës, Dropullit, Tepelenës e Përmetit, e kanë gdhirë me qytetarët që qëndrojnë në radhë në Kakavijë duke ofruar ndihmë shëndetësore, ndihma ushqimore, ujë të pijshëm dhe asistencë për higjienën sanitare në terren.”, shkruan ai.