Kështu do të transformohet Kampusi Universitar i Durrësit nga projekti “Tokë buke”.

Në videon e mëposhtme mund të ndiqni prezantimin e plotë të përfaqësuesit të bashkimit të studiove 51N4E+Jeshile, të cilët u shpallën fitues të konkursit ndërkombëtar për ndërtimin e kampusit të Universitetit “Aleksandër Moisiu”.

Në fazën finale u përzgjodhën 5 projekte finaliste të hartuara nga studio të rëndësishme arkitekturore.

Për projektin fitues është shprehur edhe kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, e cila ishte gjithashtu pjesë e jurisë që mori në shqyrtim pesë projektet finaliste.

“Projekti u vlerësua për vizionin afatgjatë, integrimin e peizazhit në zhvillimin urban dhe krijimin e një ekosistemi ku arsimi, kërkimi, inovacioni, kultura dhe jeta studentore bashkëjetojnë në harmoni.

Përtej dimensionit akademik, projekti paraqet një vizion të ri zhvillimi, ai është një investim për të ardhmen e Durrësit duke forcuar ndërveprimin mes universitetit, qytetit dhe komunitetit në funksion të një transformimi të qëndrueshëm urban.” shkruan Sako në një postim në rrjetet sociale.