Igli Tare është i vendosur për të sjellë Ardon Jasharin në Milano. Pas refuzimit të ofertës së parë nga Klub Bryzhi, drejtori sportiv shqiptar vendos në tryezë një tjetër propozim. Sipas gazetarit Sasha Tavolieri, Tare do të ofrojë 33 milionë euro, plus 5 të tjera në formë bonusi. Një shifër kjo që do ta bënte Ardon Jasharin transferimin më të shtrenjtë të kampionatit belg, duke kaluar kështu edhe De Ketelaren. Sipas Fabricio Romanos, drejtuesit e Bryzhit pritet t’i ulin pretendimet e tyre për të arkëtuar mbi 50 milionë euro. Shkak është bërë qendrimi i vetë Jasharit, i cili e ka bërë të qartë se dëshiron vetëm Milanin.
Igli Tare rrit ofertën për Jasharin, do të jetë transferimi më i shtrenjtë i kampionatit belg
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Zbulohet vepra më e madhe nënujore në Francë, gjendjet muri 7 mijë vjeçar
Zbardhet plagosja e 50-vjeçarit në Mamurras, konflikti nisi për xhirimin e gomave
Sëmundja e Alzheimerit/ Ja pjesa e trupit që paralajmëron rrezikun
Jetëgjatësia nis nga pjata, ja si ndikon ushqimi tek mikrobioma





