Hakan Çalhanoglu është lojtari që po i trazon ujërat te Interi gjatë ditëve të fundit.Turku, sipas Fanatik, e ka refuzuar Al Hilal të Simone Inzagit sepse dëshiron vetëm Gallatasarain. Klubi i Stambollit është ende larg propozimit të një shifre që i kënaq zikaltërit, gjithashtu sepse negociatat për Viktor Osimhen po marrin kohë të çmuar.Fjalët e kapitenit Lautaro Martinez dhe presidentit Xhuzepe Marota pas humbjes 2-0 kundër Fluminense në Kupën e Botës për Klube përshkruan një situatë që është e vështirë për t’u zgjidhur. Ka pak alternativa ndaj shitjes së mesfushorit, i cili do të donte të kthehej në shtëpi. Problemi është se në Viale della Liberazione ata duan të paktën 30 milionë euro dhe nuk kanë ndërmend të bëjnë zbritje të mëtejshme, pasi kanë ulur kërkesat fillestare, të cilat ishin 35-40 milionë euro.
Mesfushori i Interit refuzon ofertën arabe, pranë kthimit në Turqi
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Dita e 61-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Hita nga Berati: Qarku me kriminalitetin më të ulët, në fokus goditja e çdo veprimtarie kriminale
Nga arkitekte në “zonjën e raketave”, historia e gruas që po armatos Ukrainën në mes të luftës
Zjarri në Shkozet, OSHEE: Stakohet rrjeti 110kV si pasojë e zjarrit





