Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar se është pro vendimit të unifikuar të Opozitës së Bashkuar për hapjen e listave 100%.
Me një shënim në facebook, Kryemadhi thotë se askush nuk duhet t’i fshihet gjykimit të popullit, duke shtuar se “ka ardhur koha për ndryshim cilësor”.
Postimi i plotë:
PO listave të hapura 100%.
Askush, përfshirë dhe kryetarët të mos i fshihen gjykimit të popullit!
Koha për ndryshim cilësor që fuqizon zërin e qytetarëve dhe jep shpresë për ndërtimin e të ardhmes në Shqipëri, si një shtëpi e të gjithë shqiptarëve.





