Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ka folur për hapjen e listave.
“Për t’u përshendetur fakti që po diskutohet për risitë kushtetuese për hapjen e listave. Ka rëndësi që opozita u rikthye në negociata, fatkeqësisht duke humbur kohë. Cështja e aleatëve, dhe koalicioneve, le të zgjedhin modele aktuale perëndimore. Kodi Zgjedhor i ka mundësitë që t’i detajojmë të gjitha rregullat. Hapja e listave ka sfida të mëdha administrative.”, u shpreh Gjiknuri.
“Nuk kemi gjetur ende modele për t’i implementuar. Gjithçka është e mundur dhe hapja 100% e listave,”, shtoi ai.





