Juventusi ka hyrë në garë për transferimin e Granit Xhakës.Lajmin e ka bërë të ditur mediumi italian “La Gazzetta dello Sport”.Milani ishte duke e ndjekur yllin kosovar javë më parë, por interesimi i “Rossoneri” është zbehur së fundmi.

32-vjeçari dëshiron të largohet nga Gjermania pasi i kaloi dy sezone mjaft të suksesshëm me Bayer Leverkusenin.“Farmaceutikë” e vlerësojnë 15 milionë euro kartonin e përfaqësuesit zviceran.