Ashtu sikur pritej, Opozita e Bashkuar ka propozuar në Këshillin Politik hapjen 100 përqind të listave zgjedhore.

Por PS nuk ka pranuar të mbështesë propozimin e PS për listat 100% të hapura.

Burime nga mbledhja e Këshillit Politik bëjnë të ditur se përfaqësuesi i Partisë Socialiste. Damian Gjiknuri i ka kërkuar PD-së dhe opozitës që të gjejë 28 deputetë për të paraqitur nismën e saj ligjore.

Propozimi për hapjen e listave 100% dhe jo në mënyrë të pjesshme, siç propozon PS dhe deputetët e tjerë në parlament, u bë nga Kryetari i PD, Lulzim Basha, dhe u mbështet nga Opozita e Bashkuar.