Renato Arapi para pak ditësh u prezantua te Teuta, si drejtori i ri sportiv. Ndërsa Kukësi e ka falenderuar për kontributin e dhënë gjatë kohës që ishte pjesë e klubit verilindor.

Reagimi: FALEMINDERIT RENATO ARAPI. Futboll Klub Kukësi falënderon drejtorin teknik Renato Arapi për kontributin e dhënë dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës që ishte pjesë e klubit tonë.Pas marrëveshjes së arritur mes Klubit dhe Arapit, ky i fundit do të ketë rolin e drejtorit Sportiv të Teutës.