Keidi Bare duket se në sezonin e ri do ta shohim në një tjetër klub spanjoll. Në ditët e fundit ka pasur shumë zëra se Espanjol është klubi që kërkon me ngulm në ekip mesfushorin e kombëtares.
Dhe, duket se katalanasit janë shumë pranë t’ia arrijnë qëllimit, teksa mediat pranë klubit të Malagës bëjnë të ditur se fieraku ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Espanjol.
Tashmë, mbetet që klubet mes tyre të arrijnë akordin, teksa shifra pritet të jetë mes një milion e gjysmë deri në dy milionë euro.
Ndërkohë, Espanjoli në këtë sezon gjithashtu do jetë pjesë e La Liga 2, pasi nuk mundi të mbijetonte në elitën e futbollit spanjoll, mirëpo objektivi është të rikthehet menjëherë në nivelet e larta. Ndaj, edhe plani për të transferuar Keidi Baren është në funksion të këtij objektivi.





