Poeti durrsak Ilir Paja është nderuar me një tjetër çmim ndërkombëtar.

Paja është renditur i dyti në konkursin ndërkombëtar të poezisë “Posedonia Paestum”, të zhvilluar në Itali.

Paja është nderuar me çmimin e dytë në sesionin për poetët e huaj.

Në të njëjtën kohë, poezitë e tij janë përfshirë në antologjinë, ku janë përmbledhur poezitë e të gjithë autorëve pjesëmarrës në këtë event letrar.

Ky çmim pason një tjetër çmim që Paja rrëmbeu muajin e kaluar në Itali në konkursin letrar ndërkombëtar “Centro Giovani e Poesia” në Triuggio (Monza e Brianza).