Mbrëmjen e sotme, territori me bimësi dhe barishte përreth nënstacionit elektrik të Gjirokastrës është përfshirë nga një zjarr masiv. Të ndihmuara nga era dhe terreni i thatë flakët kanë arritur në rrethimin e jashtëm të nënstacionit duke rrezikuar furnizimin me energji elektrike të qytetit dhe fshatrave të Gjirokastrës. Në vendngjarje kanë ndërhyrë mjetet dhe efektivët e Shërbimit Zjarrfikës.U punua me shpejtësi për të vënë zjarrin nën kontroll duke bërë që flakët të ndaleshin jashtë rrethimit të nënstacionit elektrik. Ndërhyrja e strukturave të emergjencës evitoi në kohë rrezikun e zjarrit edhe për banesat që ndodhen në këtë zonë.
Fatmirësisht, nuk pati dëme në infrastrukturë apo objekte banimi. Si pasojë e zjarrit, u dogj një sipërfaqe prej rreth 200 metrash katrorë me barishte dhe shkurre. Gjatë ditëve të fundit zjarret e verës në Gjirokastër kanë rrezikuar kabinat dhe transformatorët e furnizimit me energji në qytet dhe rrethinat.
Zjarr në bimësi dhe barishte, flakët rrezikojnë nënstacionin elektrik në Gjirokastër
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Goditet skema e trafikimit të arit dhe sendeve me vlerë në Fier, sekuestrohen pasuri rreth 2 milionë euro. Pranga të riut, në kërkim 45-vjeçari
“Teuta Cup 2026”, mblidhen në Durrës 500 notarë nga Ballkani dhe Evropa
“Teuta Cup 2026”, mblidhen në Durrës 500 notarë nga Ballkani dhe Evropa (VIDEO)
“I kemi lënë rinisë një Shqipëri ku drejton krimi dhe korrupsioni”/ Ish-polici nga protesta në Rrjoll: S’jam për dhunë, duam të drejtën





