Prokuroria e Posaçme do t’i komunikojë akuzat Erion Veliaj në paraburgimin e Durrësit, një ditë pasi kryebashkiaku i Tiranës u mor zyrtarisht i pandehur.
SPAK ka vendosur që të zgjasë hetimet për Veliajn, të cilat janë planifikuar të përfundojnë më 29 shtator.
Mësohet se Erion Veliaj ka lëshuar një prokurë të posaçme që akuzat t’i bëhen me dije avokatëve të tij.





