Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj rasteve të zaptimit të plazheve nga subjektet private, duke sjellë në vëmendje shembullin e Lalëzit, ku sipas tij, persona të shumtë kanë ngritur shezllone dhe çadra pa leje.
” A ia vlen të humbasësh gjithë këta shezllonë e çadra për të sfiduar shtetin?! Nuk e di, këta e dinë – në Lalëz këta e gdhinë si zaptues me qindra çadra dhe e ngrysën si të përzënë me duar në xhepa – po kthesa e këtij viti me plazhet publike është vetëm hapi i parë i një qasjeje të re ndaj buzës së detit, e cila është e të gjithë shqiptarëve jo vetëm e disa tregtarëve🇦🇱✋🇪🇺.”, deklaron Rama.





