Fundjava që lamë pas rezulton më e ngarkuara me punë në portin e Durrësit përsa i përket fluksit të hyrjeve daljeve në këtë pikë kufitare.
Tragetet që lidhin dy brigjet e Adriatikut kanë sjellë nga vendi fqinjë nga e enjtja deri të dielën, 24373 pasagjerë dhe 6957 automjete.
Përgjatë këtyre ditëve, tragetet e linjës Durrës – Bari dhe anasjelltas kanë kryer lundrime të dyfishta për të përballuar fluksin e pasagjerëve në hyrje, ndërkohë që trageti i linjës Durrës – ankona dhe anasjelltas kryen lundrime të përditshme.
Në ditët e para të muajit gusht, fluksi i lëvizjeve kanë qenë vetëm në hyrje, ndërsa drejt Italisë kanë udhëtuar përgjatë javës që lamë pas rreth 5000 pasagjerë.
Për të përpunuar në kohë rekord pasagjerët dhe mjetet, autoritetet portuale kanë marrë të gjitha masat e nevojshme duke operuar me të gjitha sportelet.
Java që lamë pas pritet të jetë e fundit me fluks të lartë pasagjerësh në hyrje, sepse në periudhën në vijim pritet që fluksi të përqendrohet në dalje, pasi do të nisë kthimi i emigrantëve, shqiptarëve të diasporës dhe të huajve në vendet ku jetojnë e punojnë.
M.B.





