Një 28-vjeçar francez është gjetur i vdekur në rrugën “Butrinti” në qytetin e Sarandës. Sipas njoftimit të policisë dyshohet se i riu me iniciale M. F., ka qenë në gjendje të dehur dhe për pasojë ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar nga një lartësi. Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë po kryejnë veprime hetimore për zbardhjen e plotë të rastit, pasi më datë 02.09.2025, rreth orës 03:00, në rrugën “Butrinti”, Sarandë, shtetasi francez M. F., 28 vjeç, dyshohet se në gjendje të dehur ka humbur ekuilibrin dhe aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi, ku si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





