Një 22-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Korçës pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë lekësh, një shtetasi në banesë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. D., 22 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë lekësh, një shtetasi, në banesë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.