Italia shkëlqeu dje ndaj Estonisë duke fituar me rezultatin 5-0. Të gjithë golat u shënuan për çudi në pjesën e dytë, ndërsa janë zbuluar disa prapaskena të bujshme nga dhoma e zhveshjes të Italisë.

Gatuzo reagoi në debutimin e tij ndaj skuadrës. “Axurrët” morën disa shpulla nga trajneri italian, siç vetë Bastoni dhe Raspadori lanë të kuptohet në fjalët e tyre.

Bastoni tha se kishte disa shpulla nga Gatuzo, ndërsa Raspadori e konfirmoi duke e larguar mendimin se ishte përdorim figurativ. “Mendoni se Bastoni e tha në mënyrë figurative? Jo, me të vërtetë na gjuajti. Edhe unë isha pjesë”, u shpreh sulmuesi.

Futbollistët reaguan në pjesën e dytë. Shpërblimi për Gatuzon ishte një “shuplakë” me gola…