Po kujdesej për hashashin e mbjellë në parcelën publike në zonën e Malësisë së Madhe, kapet në flagrancë 54-vjeçari.

Aksioni është kryer në fshatin Jubicë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, teksa u zbuluan dhe asgjësuan të kultivuara 137 bimë narkotike kanabis sativa.

Aksioni është koduar “Koordinata” dhe në pranga ka rënë I. R., 54 vjeç, banues në fshatin Jubicë.

“Nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Policinë Shkodër, dyshohet se ka kultivuar 137 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, në tokë publike, në fshatin Jubicë, vend ku u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies”, njoftoi policia.

Hetimet e mëtejshme për këtë ngjarje i kaluan prokurorisë vendore.