Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Presidencë ditën e sotme. Gjatë takimit të shkurtër me Begajn, Rama i dorëzoi atij emrat e kabinetit të ri qeveritar për të marrë dekretimin nga ana e Presidentit.
Më pas, hapet rruga për formimin e qeverisë së re, i cili pas takimit do të miratohet në Kuvend. Kuvendi do të mblidhet sërish pasditen e sotme në orën 17:00, në mënyrë që deputetët të bëjnë betimin.





