Presidenca ka reaguar ditën e sotme pas dekretimit të Kryeministrit Edi Rama.
Me anë të një njoftimi, Presidenca thekson se sot është deklretuar vetëm kryeministri dhe asnjë ministër. Ndërkohë që shton se ‘Diella’ është funksion që i ka kaluar kryeministrit Rama.
Reagimi i Presidencës:
Sot Presidenti i Republikës ka dekretuar vetëm Kryeministrin. Ministrat do të dekretohen në një ditë të mëvonshme. Baza kushtetuese e dekretit ndodhet në rreshtin hyrës të tij.
Dekretimi i Kryeministrit bëhet sipas propozimit të partisë fituese në zgjedhje. Neni 2 i dekretit e ngarkon Kryeministrin me një funksion specifik, gjithashtu sipas të njëjtit propozim. Sa i takon referencave për nenet 102 dhe 103, Kryeministri i plotëson kushtet dhe kërkesat e parashikuara në këto dy nene.





