Ndërsa çdo ditë kujdesen me përkushtim për nënat dhe foshnjat që sjellin në jetë, 10 mami të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” po përjetojnë vetë emocionin e pritjes së ëmbël.

Në një publikim në rrjetet sociale nga faqja zyrtare e maternitetit, theksohet se krahas punës së tyre të vazhdueshme dhe misionit fisnik, ato mbajnë njëkohësisht edhe vetë bekimin më të madh.

“Nga duart që kujdesen për jetën, tek zemrat që mbajnë jetë brenda tyre. Në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’, 10 mami po përjetojnë së bashku mrekullinë e shtatzënisë.
Ato që çdo ditë kujdesen me përkushtim maksimal për gruan, nënën dhe foshnjën, sot mbajnë edhe vetë bekimin më të madh, jetën brenda tyre. Një dhuratë e rrallë që na emocionon të gjithëve!”, shkruhet në postim.