Dinel Simeu është zyrtarisht pa skuadër. 23-vjeçari shfaqet tashmë si futbollist i lirë, në kërkim të ekipit të ri pasi e ka mbyllur me Teutën.

Simeu luajti 16 takime me durrsakët ku shënoi edhe një gol. Në Shqipëri u afrua me bujë, si produkt që Çelsi e shiste për 1.75 milionë euro.

Dëmtimet kishin penguar karrierën e Simeut. E njëjta gjë ndodhi edhe me Teutën ku nga marsi i këtij viti nuk ishte më pjesë e skuadrës.