Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka caktuar masat e sigurisë për të arrestuarit me urdhër të SPAK, sa i takon skemës së tjetërsimit të pronave dhe për një vrasje.

Në burg është lënë vëllai i ‘Rrumit’, Vullnet Muça, Ena Kume, vëllai i deputetit të PS-së, Loer Kumes, Vlash Brahja, Astrit Avdyli. Ndërkohë, masa e ndalimit të daljes jashtë vendit është lënë për Ermira Avdylin.

Masat e sigurisë dhënë nga GJKKO

1. Vullnet Muça, vëllai i Rrumit, Aleksandër Lahos (arrest në burg)
2. Enea Kume, vëllai i deputetit Loer Kume (arrest në burg)
3. Vlash Brahja (arrest në burg)
4. Astrit Avdylaj alias Astrit Balliu (në burg për operacionin “Revanshi”) (arrest në burg)
5. Edlira Avdylaj (ndalim i daljes jashtë shtetit)