Prokuroria e Fierit ka shpallur moskompetencën për hetimin e çështjes që lidhet me kompaninë “Bankers Petroleum” dhe ka vendosur t’ia përcjellë dosjen SPAK.
Vendimi është marrë për shkak të dyshimeve se në këtë çështje mund të jenë të përfshirë zyrtarë të lartë shtetërorë, të cilët janë subjekt i Prokurorisë së Posaçme, në bazë të kompetencës lëndore që i atribuohet këtij institucioni.
Dosja lidhet me veprimtarinë e kompanisë në sektorin e hidrokarbureve, ndërkohë që pritet që SPAK të shqyrtojë më tej provat dhe të vendosë për vijimin e hetimeve.
Në fokus të hetimeve pritet të jetë mënyra e menaxhimit të kontratave dhe marrëveshjeve të lidhura mes kompanisë dhe institucioneve shtetërore, si dhe çdo indicie për shkelje të mundshme ligjore apo abuzim me detyrën.





