George Russell triumfoi në Çmimin e Madh të Singaporit, duke regjistruar fitoren e dytë të sezonit dhe të pestën në karrierë.

Piloti britanik i Mercedes-it, që u nis nga “pole position”, mbajti ritmin e garës pa u vënë në rrezik nga rivalët.

Max Verstappen i Red Bull e ndoqi nga afër, por nuk gjeti mundësi për ta kaluar dhe e mbylli garën në vendin e dytë.

 Lando Norris dhe Oscar Piastri u renditën në vendet e tretë dhe të katërt, duke i siguruar McLaren-it titullin e konstruktorëve për të dytin vit radhazi.

Ferrari nuk arriti të lërë shenjë, me Charles Leclerc që humbi vendin e pestë ndaj Andrea Kimi Antonellit të Mercedes-it në xhiron e fundit.

Lewis Hamilton ruajti vendin e shtatë, pavarësisht problemeve me frenat, përpara Fernando Alonso-s që doli i tetë. Oliver Bearman me Haas-Ferrari dhe Carlos Sainz me Williams mbyllën listën e dhjetë më të mirëve.