Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në Instagram të liderit demokrat Lulzim Basha, lidhur me listat e hapura.

Dje në mbrëmje Rama ka shpërndarë videon e Bashës nga një takim me studentë, ku thoshte:

“Ka ide të vlefshme si listat e hapura, ku qytetarët mos të votojnë vetëm për siglën e partisë por kë preferojnë nga listat e deputetëve. Për një parlament që të ketë deputetë që vërtetë të përfaqësojnë qytetarët, e lidhin fatin e tyre me qytetarët,”-shprehej Basha.

Ndërkoha Rama shkruan krahas fotos vetëm: Sigurisht që po.