Këngëtarja Elsa Lila ka hedhur akuza të forta ndaj artistes Albina Kelmendi, e cila i “rrëmbeu” çmimin në FEST 61 dhe shkoi në Eurovizion me “Duje”.
Elsa Lila pretendoi se rivalja në garë, Albina Kelmendi, e cila ka pjesë e skuadrës së saj në “The Voice of Albania” në 2014 ku zuri vendin e dytë, i kishte vjedhur votat e publikut.
Elsa Lila, e cila u rikthye pas 25 vitesh në Festivalin e Këngës, u vlerësua me çmimin e parë nga juria, por votat e publikut për të shkuar në Eurovision, i fitoi Albina dhe familja e saj Kelmendi
“Ju mendoni që m’u dha haku që meritoja?”, tha ajo e ftuar në “Mirëmbrëma Yje”, duke shtuar që “Mendoj që jo, ç’publik?”.
Artistja shtoi se sipas saj, provat janë që votat u blenë, ndërsa theksoi se “atë çështje do e kisha çuar shumë larg por se bëra”, referuar gjykatës.
Elsa Lila theksoi se është e ndershme dhe se nuk donte të bënte skandal, teksa shtoi se Albina Kelmendin, duke mos iu referuar drejtpërdrejt me emër, “e bëra në vitin 2014 me duart e mia, me diturinë time dhe me artin tim, i njëjti person”.
“Të kenë pak kujdes nga gjykatat sepse funksionojnë këtu në Shqipëri kur duan. Hakmarrja është një pjatë që serviret e ftohë”, tha ajo.
Pjesë nga intervista:
Elsa Lila: 2 vite rrjesht janë abastanca për të kuptuar që TVSH-ja nuk është ambienti im. Ju mendoni që mu dha haku që meritoja?
Elsa Lila: Mendoj që jo, ç’publik?
Pse nuk mendon që e mori publiku Elsa?
Elsa Lila: Sepse kemi prova të shumta empirike dhe fizike, flas me gjuhë penaliste, prova empirike që nuk ka qenë ashtu. Provat janë që votat janë blerë nga publiku. Pafund. Atë çështje do e kisha çuar shumë larg por nuk e çova.
Pse nuk e çon?
Elsa Lila: Sepse ju e dini që unë mundësitë i kam të shumta, duke qenë se kam në familje avokatë. Kisha fare kollaj që provat që kisha që ta bëja atë çështje të rëndësishme. Jam mësuar që mos të merre me polemika por të merrem me punën time, me talentin tim dhe ti ofroj publikut atë për të cilën unë kam lindur dhe për të mos i dhënë rëndësi akoma më shumë atij skandali që dikush tjetër bëri. Unë jam Elsa, di të bëj atë që bëj, jam e ndershme dhe historiku e tregoi që unë nuk i vodha votat por dikush tjetër i bëri. Unë nuk e bëra skandalin, për të mos ta bërë për herë të dytë akoma më të famshëm atë njeri që e bëra në vitin 2014 me duart e mia, me diturinë time dhe me artin tim, i njëjti person. Të kenë pak kujdes nga gjykatat sepse funksionojnë këtu në Shqipëri kur duan. Hakmarrja është një pjatë që serviret e ftohë.





