Aktorja e njohur amerikane Jennifer Aniston ka bërë publike lidhjen e saj me Jim Curtis përmes një postimi në Instagram, duke i dhënë fund muajve të thashethemeve.

Në foton bardhë e zi, Aniston shihet duke përqafuar partnerin e saj dhe shoqëron imazhin me urimin e ngrohtë: “Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime.” 

Ky gjest i thjeshtë, por domethënës, shënon konfirmimin e parë zyrtar të marrëdhënies së tyre.

Postimi erdhi pas disa javësh spekulimesh dhe imazhesh të përbashkëta nga pushimet verore në Mallorca, ku çifti u pa në shoqërinë e miqve të ngushtë të aktores si Courteney Cox, Sandra Bullock dhe Adam Sandler.

Në disa prej fotografive të mëparshme, Curtis shfaqej në mënyrë diskrete, duke shtuar kuriozitetin e fansave për identitetin e tij.

Romanca mes Aniston dhe Curtis u bë e ditur për herë të parë në korrik, ndërsa muajt në vijim i gjetën çiftin duke shijuar darka private në Los Angeles dhe shëtitje të qeta në Neë York. Sipas mediave rozë, lidhja e tyre është përshkruar si e qëndrueshme dhe e bazuar në mirëkuptim e respekt të ndërsjellë.

Jennifer Aniston, e njohur për rolet e saj në “Friends” dhe në filma të shumtë hollivudianë, ka qenë më parë e martuar me Brad Pitt dhe Justin Theroux. Nga ana tjetër, Jim Curtis ka një djalë adoleshent nga martesa e tij e mëparshme me Rachel Napolitano. Lajmi për lidhjen e tyre ka marrë vëmendje të gjerë në rrjetet sociale, ku fansat kanë përshëndetur Aniston për lumturinë e saj të re.