Në një lojë të dashur midis prindërve për të kuptuar kujt i ngjan më shumë fëmija, Dafina Zeqiri duket se ka dhënë një përgjigje të qartë.
Këngëtarja e njohur publikoi së fundmi një foto të ëmbël në Instagram story, ku shihet duke e puthur djalin e saj, shoqëruar me mbishkrimin: “My mini me”.

Ky postim shërben si një përgjigje e lezetshme për ndjekësit dhe miqtë, duke treguar se vogëlushi ka marrë tiparet e nënës së tij.
Dafina Zeqiri dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, u bënë prindër për herë të parë në korrik 2025, duke mirëpritur në jetë djalin e tyre, të cilin e pagëzuan me emrin Daskan.
Që nga ajo kohë, këngëtarja ka ndarë herë pas here momente të bukura nga jeta e saj si nënë, por kjo foto duket se konfirmon edhe një herë mendimin e saj për ngjashmërinë me të birin.
Megjithatë, roli i ri si nënë nuk e ka ndaluar aspak aktivitetin e saj muzikor.
Përkundrazi, Dafina po përgatitet për një përmbyllje madhështore të vitit dhe ka paralajmëruar disa projekte të rëndësishme në karrierën e saj.
Për fansat e saj, energjia e Dafinës është në kulmin e saj.
Pritja po merr fund. Këngëtarja ka njoftuar koncertin e saj më të madh, të titulluar “SUPERNOVA”, i përshkruar si një përvojë unike ndijore. Ky event do të mbahet në Prishtinë, më 25 Dhjetor 2025, në Sallën 1 Tetori.





