Piktori Arben Ristani ka çelur në galerinë e artit pamor “Nikolet Vasia’ ekspozitën e tij “Gjurmë penalatash”.
Ekspozita përmbledh 52 tablo në gjininë e peisazhit, portretit etj, të krijuara përgjatë viteve në kuadër të “Kolonisë së Piktorëve”, në zona të ndryshme të Shqipërisë dhe jashtë saj.
Për vetë autorin këto pikytura në vaj, ku mbizotërojnë peisazhet nga zona të ndryshme të vendit, sjellin për artdashësit një copëz Shqipërie.
I pranishëm në hapjen e ekspozitës ishte edhe piktori i mirënjohur Pashk Përvathi, i cili vlerësoi veprën dhe rrugëtimin artistik të Kristanit.
Ekspozita “Gjurmë Penelatash” do të qëndrojë e hapur për artdashësit deri në datën 25 nëntor.





