Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Kamzë, pasi akuzohet se lëvizte me armë zjarri në automjet.
Në pranga ka rënë Odison Skuri.
Policia informon se 34-vjeçari u pikas nga efektivët në fshatin Kasallë, ku shërbimet e Policisë ndaluan automjetin tip “Volkswagen”, në të cilin, gjatë kontrollit, u gjet një armë zjarri pistoletë me krehër dhe fishekë, të cilën 34-vjeçari e posedonte pa leje.
Njoftimi i Policisë
Kamëz/Finalizohet operacioni policor i koduar “Moment”.
Lëvizte me armë zjarri në automjet, vihet në pranga 34-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit me krehër dhe fishekë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në kuadër të kontrolleve të pandërprera dhe të mbështetura në informacionet e marra se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në automjet, finalizuan operacionin policor të koduar “Moment”.
Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi O. Z., 34 vjeç, banues në Kamëz.
Në fshatin Kasallë, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin tip “Volksëagen”, në të cilin, gjatë kontrollit, u gjet një armë zjarri pistoletë me krehër dhe fishekë, të cilën 34-vjeçari e posedonte pa leje.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.





