Koncerti “Dua më shumë Shqipërinë”, i përgatitur nga Qendra Kulturore “Aleksandër Moisiu”, u shfaq mbrëmjen e së premtes në sallën e Qendrës Kulturore të Fëmijëve Durrës, në kuadër të festave të Nëntorit.

Orkestra Frymore me drejtues Saimir Kalaja, drejtimin artistik nga Olta Juba dhe me soliste Lizarda Beqiraj dhe Juna Ruçi i dhuruan publikut artdashës një mbrëmje me këngë, himne dhe marshe në nderim të identitetit dhe historisë sonë kombëtare.







