Policia e Elbasanit ka arrestuar një tjetër person, të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 30 nëntorit në Elbasan.
I arrestuari është Nevzat Spaho 29 vjeç, një person me precedent penal, i akuzuar më parë për tentativë vrasje.
Ndërkaq, policia sqaron se nga hetimet e deritanishme dyshohet se Spaho është përfshirë në ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 30 nentorit, ku u ekzekutua brenda ne makine, Mondi Mehalla.
Po ashtu 29-vjeçarit iu sekuestrua 1 automjet, 1 celular dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.
Deri tani numri i të arrestuarve për këtë krim ka shkuar në 3, ndërsa dy te tjere jane shpallur në kërkim.





